Mariçiq: Vendimi që Mijallkov të lirohet nga paraburgimi e ul besimin e qytetarëve në gjykatat

Maqedonia

Mariçiq: Vendimi që Mijallkov të lirohet nga paraburgimi e ul besimin e qytetarëve në gjykatat

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 16:15
Bojan Mariçiq

Vendimi i Gjykatës së Apelit në Shkup që të lirojë nga paraburgimi ish shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov e ul besimin edhe ashtu të lëkundur të qytetarëve në gjykatat, ka shkruar në Facebook ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.

Ai ka përkujtuar se, Mijallkov ka qenë person me rrezik real për arratisje dhe arsye për ngjarje që kanë shqetësuar gjithë opinionin e Maqedonisë.

“Gjykatësit e Gjykatës së Apelit në Shkup, Gjoko Ristov dhe Enver Bexheti që miratuan këtë vendim, duhet t’i sqarojnë opinionit me çfarë baze kanë sjell një vendim të këtillë dhe në çfarë mënyrë do ta ndërmarrin përgjegjësinë nëse ndodhë rrezik i serishëm për arratisje.

Gjykata edhe pse është e pavarur, është e obliguar që publikisht t’i sqarojë vendimet e saja që të mund qytetarët të besojnë në gjyqësor. I apeloj Këshillit Gjyqësor të shqyrtojë me çfarë baze gjykatësit e kanë sjell këtë vendim”, ka shkruar Mariçiq në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat