Autostrada Shkup-Ohër gati në vitin 2024

Maqedonia

Autostrada Shkup-Ohër gati në vitin 2024

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 21:34
Foto ilustrim

Parlamenti javën e kaluar miratoi aneksin të marrëveshjes për autostradën Kërçovë -Ohër të gjatë 57 kilometra. Kjo nënkupton se të zgjedhurit e popullit e zgjatën afatin ligjor për përfundimin e këtij projekti të rëndësishëm infrastrukturor deri në fund të vitit 2023. Për afatin përfundimtar, kompetentët nga Ndërmarrja Shtetërore e Rrugëve dhe Ministria e Transportit kanë negociuar me palën kineze .

Me këtë aneks të cilin e votoi shumica, por jo edhe opozita nuk parashikohen të holla shtesë, por vetëm është zgjatur afati i ndërtimit të projektit që ka arritur në 598 milionë euro.

Njëherësh me anekset paraprake ishte parashikuar të ndërtohet tunel i ri dhe 9 hyrje dhe dalje të reja. Ministri i Transportit, Bllagoja Boçvarski thotë se nga 70 riprojektimet e reja, vetëm deri në fund të muajit shtator shteti ka realizuar dhe përgatitur 35 projekte të reja, ndërsa shton se shteti mbetet fuqishëm i angazhuar për përfundimin e kësaj autostrade.

“Po zgjidhen edhe pengesat institucionale për realizimin e kësaj rruge, po miratohen projektet, anulohen gabimet si dhe janë miratuar 63 nga 70 projekte nga ana e këtij dikasteri, që po hap punë edhe për kompanitë ndërtimore”, thekson Boçvarski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat