Tregon Mickoski: Kam pasur komunikim me Zaevin për kontestin me Bullgarinë

Maqedonia

Tregon Mickoski: Kam pasur komunikim me Zaevin për kontestin me Bullgarinë

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 09:54
Hristijan Mickoski

Kryetari i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski për “Kanal5” tha se ka komunikuar me SMS me kryeministrin në dorëheqje Zoran Zaev, të cilit i ka thënë të mos dorëzohet në negociatat me Bullgarinë.

“Kemi pasur një komunikim me Zoran Zaev, kur u bë publike se po negociohet mosmarrëveshja me fqinjin tonë lindor.

Në atë komunikim tani është e pahijshme të nxjerr detaje, por qëllimi im i përgjithshëm ishte që të mos bëhen lëshime para presioneve sepse populli maqedonas dhe shteti i Maqedonisë nuk kanë më asgjë për të dhënë e as për të humbur.

Se unë jam këtu, se OBRM-PDUKM është këtu nëse ka nevojë për mbështetje në atë mbrojtje të identitetit maqedonas, se ne jemi në dispozicion të saj”, tha Mickoski në emisionin “Samo Vistina”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat