Gjobiten 229 shoferë për vozitje të shpejtë në Maqedoni

Maqedonia

Gjobiten 229 shoferë për vozitje të shpejtë në Maqedoni

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 13:59
Ilustrim

Pas kontrollit aksionar të kryer dje në territorin e vendit, MPB ka sanksionuar 229 drejtues të automjeteve për shpejtësi më të madhe se ajo e lejuar.

Siç informojnë nga Ministria, 11 prej tyre lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara.

Kështu, 91 drejtues të automjeteve e kanë tejkaluar shpejtësinë në vend të banuar, kurse 138 në vend të pa banuar.

Nga MPB informojnë se kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim dhe apelojnë tek qytetarët që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit për ta rritur sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat