Mijallkov kërkon ndihmë nga Izraeli për vendimin e Gjykatës Penale

Maqedonia

Mijallkov kërkon ndihmë nga Izraeli për vendimin e Gjykatës Penale

Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 17:07
Sasho Mijallkov

Avokati i Sasho Mijallkov, Xvonko Davidoviq sot tha se kanë dërguar letër deri tek përfaqësia diplomatike e Izraelit për rajonin, ku kërkohet që të deklarohen në lidhje me vendimin e Gjykatës Penale për masën e paraburgimit ndaj Sasho Mijallkovit për rastin “Parcelat në Vodno”.

Pala mbrojtëse kërkon sqarime në lidhje me pretendimet e Gjykatës Penale për lidhje të Mijallkovit me shërbimet sekrete izraelite.

“Arsyeja se përse jemi drejtuar deri tek ambasadori i Izraelit është se vendimin e Gjykatës Penale qëndron se ekziston rrezik për arratisje sepse Sasho Mijallkov është në kontakte dhe lidhje të afërta me shërbimet sekrete të Izraelit të cilët do t’i mundësojnë arratisje në çdo moment që do të kërkoje edhe atë pa dokumente udhëtimi, do ta sigurojnë edhe vend strehim”, tha Xvonko Davidoviq, avokat i Sasho Mijallkov.

Ish-shefi i shërbimit sekret në vend, Sasho Mijalkovi këtë fundjavë do ta kalojë në Shutkë.

Në Gjykatën e Apelit dje nuk ka arritur ankesa e avokatëve për lirimin e tij. Apeli megjithatë të hënën duhet të vendosë nëse Mijalkovi do të mbetet në paraburgim apo do të lirohet për rastin “Parcelat në Vodno”.

Ditë më parë Këshilli Gjyqësor ka mbrojtur gjykatësit e Apelit të cilët dy ditë më parë e liruan Mijalkovin nga paraburgimi për rastin “Thesari”, pas çka ministri i drejtësisë Bojan Mariçiq kërkoi publikisht përgjegjësi në rast të arratisjes së Mijalkovit. Ndërsa Prokuroria u përgjigjur me kërkese të re për caktimin e masës së paraburgimit për Mijallkovin këtë herë për rastin, “Parcelat në Vodno”, që është miratuar nga Gjykata Penale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat