Topalov: Maqedonia është e varur nga Serbia dhe se çdo lëvizje diktohet nga Beogradi

Maqedonia

Topalov: Maqedonia është e varur nga Serbia dhe se çdo lëvizje diktohet nga Beogradi

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 16:34
Profesori bullgar Kiril Topalov

Profesori bullgar Kiril Topalov thotë se politikanët që do të dorëzojnë kauzën bullgare në Maqedoni janë të dënuar me vetëvrasje politike.

Ai në një intervistë për “BGNES” ka akuzuar se Maqedonia është bastioni i fundit i titizmit, se është e varur nga Serbia.

“Maqedonia nuk është shtet i pavarur. Varet nga Serbia, çdo lëvizje e saj diktohet nga Beogradi. Duhet të shikojmë më thellë në rrënjët e problemeve dhe të mos kultivojmë shumë optimizëm se atje do të përballemi lehtësisht me antibullgarizmin.

Ai akuzon gjithashtu politikanët maqedonas se përdorin Bullgarinë si një justifikim për të mos dashur të reformohen. Ai pretendon se partitë maqedonase po përdorin Bullgarinë si alibi.

“RMV nuk do të hyjë kurrë në BE para Serbisë. Beogradi nuk do ta lërë të shkojë. Pas këtij frenimi të Maqedonisë dhe Serbisë qëndron një tjetër forcë e madhe. Ne duhet të mbrojmë historinë tonë, ne jemi sjellë në prag, përndryshe identiteti ynë historik do të dështojë”, pohoi Topalov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat