LSDM: Reagimi i shpejtë i Qeverisë ka parandaluar goditjen e çmimeve për qytetarët

Maqedonia

LSDM: Reagimi i shpejtë i Qeverisë ka parandaluar goditjen e çmimeve për qytetarët

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 17:40
Foto ilustrim

Nga LSDM-ja në pushtet konsiderojnë se me, siç thonë ata, reagimin e shpejtë të Qeverisë dhe mobilizimin e kapaciteteve vendore për prodhimin e energjisë elektrike, kanë parandaluar goditjen e çmimeve për qytetarët.

Rritja prej 9.4 për qind nga partia thonë se është larg parashikimit fillestar prej mbi 25 për qind.

“OBRM-PDUKM-ja e udhëhequr nga Mickoski edhe një herë konfirmon se nuk janë dhe nuk duan të jenë opozitë konstruktive në kohë krize. Ata gënjyen në kulmin e pandemisë KOVID 19, gënjejnë edhe tani.

VMRO DPMNE-ja nuk mendon dhe nuk kujdeset për qytetarët, por me vetëdije e shfrytëzon çdo krizë, çdo mundësi të mundshme, për të fituar pikë të lira politike”, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat