Visar Ganiu vizitoi foshnjën e parë të lindur në Çair

Maqedonia

Visar Ganiu vizitoi foshnjën e parë të lindur në Çair

Më: 1 janar 2022 Në ora: 19:21
Visar Ganiu

Komuna e Çairit njofton se foshnja e parë e lindur në Çair në vitin 2022 është djalë, peshon 4180 gr. dhe ka lindur në ora 02:33 pas mesnate.

“Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot qëndroi në Gjinekologjinë e Çairit, ku edhe erdhi në jetë foshnja dhe bashkë me drejtorin e këtij institucioni Bashkim Ismailin dhe personelin kujdestar mjekësor vizituan të porsalindurin dhe nënën Angela Gelevska”, thuhet në njoftim.

Ata shtojnë se foshnjës së parë të lindur në Komunën e Çairit i janë dhuruar 15 mijë denarë.

“Edhe foshnjës edhe nënës ju urova shëndet të mirë. Ndërsa siç më informuan nga personeli mjekësor në Gjinekologjinë e Çairit pas mesnatës deri sot në orën 12:00 kanë lindur 6 foshnje dhe që të gjithëve ju urojmë shëndet të mirë”, ka deklaruar Ganiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat