Në Xhepçisht këmbësori goditet nga vetura në ora 1 pas mesnatës – shoferi iku!

Maqedonia

Në Xhepçisht këmbësori goditet nga vetura në ora 1 pas mesnatës – shoferi iku!

Më: 2 janar 2022 Në ora: 14:32
Foto ilustrim

Sot, në ora 01:00, në rrugën rajonale Tetovë – Jazhincë, tek fshati Xhepçisht një veturë me targa të panjohura ka goditur një këmbësor.

Pas fatkeqësisë, shoferi e ka lëshuar vendin e ngjarjes.

Ndërkaq këmbësori N.I. (36) nga Tetova ka mbetur i lënduar rëndë, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat