Dogana e Maqedonisë vitin e kaluar është paguar mbi 100 miliardë denarë

Maqedonia

Dogana e Maqedonisë vitin e kaluar është paguar mbi 100 miliardë denarë

Më: 3 janar 2022 Në ora: 18:12
Foto ilustrim

Drejtoria e doganave e ka përfunduar vitin 2021 me të ardhura të përgjithshme me vlerë prej 103,47 miliardë denarë ose 1,68 miliardë euro në bazë të të dhënave doganore, TVSH, akciza dhe kompensime tjera gjatë importit të qarkullimit të brendshëm.

Të ardhurat e paguara në vitin 2021, siç informojnë nga Drejtoria e doganave, janë më të mëdha për 24,7 për qind në krahasim me vitin 2020.

Respektivisht për 12,81 për qind në krahasim me vitin 2019.

“Drejtoria e doganave edhe në vitin 2022 do të jetë e fokusuar në implementimin e masave dhe aktiviteteve, të cilat janë në drejtim dhe kontribuojnë për disiplinë të rritur financiare dhe pagesë të të ardhurave nga të gjithë pjesënmarrësit në procedurat doganore”, thonë nga Drejtoria e doganave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat