Shërbimi i zjarrfikësve në Tetovë vitin e kaluar ka realizuar 646 ndërhyrje

Maqedonia

Shërbimi i zjarrfikësve në Tetovë vitin e kaluar ka realizuar 646 ndërhyrje

Më: 4 janar 2022 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Zjarrfikësit e Tetovës gjatë vitit 2021 kanë pasur gjithsej 646 ndërhyrje në zjarre dhe aksidente trafiku, sipas të dhënave të tyre. Kjo shifër ilustron punën dhe intervenimin e përditshëm e Njësisë territoriale kundër zjarrit në Tetovë, thotë komandanti i zjarrfikësve Uka Aliti.

“Të gjitha këto 646 ndërhyrje tona kundër zjarrit janë bërë jo vetëm në zonën e Tetovës por edhe në pesë komunat tjera rurale. Ne mbulojmë një nga territoret më të mëdha nga Jazhinca deri në Pirok, ndërsa gjatë vitit sigurisht që kemi qenë në ndihmë të kolegëve tanë në komunën Gostivar dhe Mavrovë-Rostushe. Unë do të vazhdoj t’u bëj thirrje komunave rurale që të krijojnë brigada vullnetare të zjarrfikësve apo njësitet komunale për ndërhyrje që do të bënin një ndërhyrje fillestare derisa të arrijmë ne”, tha Uka Aliti.

Shumë nga zjarret këtë vit kanë ndodhur në mjedise të hapura. Sipas Alitit, mbi 200 nga numri i përgjithshëm i ndërhyrjeve janë bërë në sipërfaqe pyjore, tokë arë dhe fusha.

“Ndërhyrjet mund të ndahen sipas stinëve dhe periudhave vjetore. Zjarret e oxhaqeve janë më të zakonshme nga janari deri në prill. Pastaj në verë ka zjarre të hapura, thotë Aliti.

NJTKZ Tetovë ka gjithsej 11 automjete dhe 74 zjarrfikës të punësuar.

“Numri i të punësuarve nuk i plotëson nevojat e komunave të Tetovës sipas numrit të popullsisë. Tash sidomos në kohë pandemie ballafaqohemi vazhdimisht me disa persona që janë në pushim mjekësor, duke shfrytëzuar më pas pushimet vjetore e të ngjashme. Na duhen më shumë zjarrfikës”, tha Aliti.

Në tre ditët e para të vitit 2022, shërbimi i zjarrfikësve ka pasur gjithsej gjashtë ndërhyrje kundër zjarrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat