Kallëzim penal kundër një qytetareje pasi në “Tabanoc” tregoi PCR test të falsifikuar

Maqedonia

Kallëzim penal kundër një qytetareje pasi në “Tabanoc” tregoi PCR test të falsifikuar

Më: 4 janar 2022 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Qendra rajonale për punë kufitare “Sever” ka ngritur kallëzim penal kundër O.G. (46) nga Strumica.

Për shkak të dyshimit bazë për vepër të bërë penale “falsifikim të dokumentit” .

Si dhe “mos posedim sipas rregullave shëndetësore gjatë epidemisë”, kumtoi pasdite Ministria e Punëve të Brendshme.

Siç theksojnë nga MPB-ja, më 20.11.2021 në vendkalimin kufitar “Tabanoc” e denoncuara ka treguar PCR test të falsifikuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat