Radev: Për të përshpejtuar procesin e Maqedonisë, duhet respektuar marrëveshja

Maqedonia

Radev: Për të përshpejtuar procesin e Maqedonisë, duhet respektuar marrëveshja

Më: 6 janar 2022 Në ora: 16:04
Rumen Radev

“Bullgaria është mbështetësja më e madhe e integrimit evropian të vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe posaçërisht të Republikës së Maqedonisë së Veriut vëllazërore”, deklaroi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev.

Siç njofton AIM, Radev shton se kjo do të varet nga përparimi individual dhe përmbushja e kritereve të Kopenhagës për anëtarësim nga ana e të gjitha vendeve kandidate.

Radev tha se beson se të gjitha premtimet dhe angazhimet e Republikën e Maqedonisë së Veriut për zbatimin e marrëveshjes bilaterale do të përmbushen me qëllim që të përshpejtohet procesi i integrimit të saj evropian.

Megjithatë, Radev, paralelisht me atë, shfaqi pritje se “do të zgjidhen të gjitha çështjet e hapura, siç janë garantimi kushtetues për të drejtat e bullgarëve maqedonas, heqja dorë nga fjalori urrejtës, përfundimi i proceseve të debullgarizimit, të falsifikimit të trashëgimisë sonë mijëvjeçare kulturore-historike që do të ndihmojnë dhe do ta përshpejtojnë procesin në mënyrë që ta hapim derën për negociata për anëtarësim të vendit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat