Rriten rastet me gripin sezonal në Maqedoni

Maqedonia

Rriten rastet me gripin sezonal në Maqedoni

Më: 6 janar 2022 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Tek tre pacientë nga Shkupi njëkohësisht është detektuar edhe kombinimi i dy viruseve, gripit sezonal dhe Kovid-19, i njohur si “Fluron”. Mjekja Ferihan Bajrami nga spitali i Kumanovës thotë se brenda një dite kontrollon mbi 100 pacient, një pjesë e të cilëve kanë nevojë edhe në trajtim spitalor.

“Sivjet kemi rritje drastike të numrit të të sëmurëve me grip sezonal, zakonisht të moshës parashkollore dhe shkollore të cilët janë në kolektive. Brenda 24 orëve në repartin tone kemi rreth 100 kontrolle, te disa i trajtojmë në mënyrë ambulatore disa edhe hospitalizim”, tha mjekja Ferihan Bajrami.

Të sëmurit kryesisht kanë temperature të lartë kollitje dhe simptoma gastro respiratore.

“Format më të lehta i trajtojnë me anë të vitaminave antipiretik, ndërsa format më të rënda të cilat kanë pneumoni ose bronkiti i trajtojmë me inhalime, me terapi intravenoze me antibiotik, pavarësisht nga gjendja klinike”, u shpreh Bajrami.

Ajo apelon te qytetarët që të shmangin grumbullimet dhe kontaktet me të sëmurë, ndërsa personat e sëmurë të izolohen dhe të përdorin vitamina dhe lëngje si dhe të marrin rregullisht terapinë mjekësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat