Grubi: Gëzuar festën, shëndet e mbarësi

Maqedonia

Grubi: Gëzuar festën, shëndet e mbarësi

Më: 7 janar 2022 Në ora: 15:08
Grubi

Shkup, 7 Janar – Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, z. Artan Grubi uron të gjithë besimtarët ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes.

Në mesazhin drejtuar besimtarëve të besimit ortodoks, Zëvendëskryeministri i parë Grubi uron festë të mbarë për të gjithë besimtarët dhe familjet e tyre.

“Të gjithë besimtarëve ortodoks ua uroj Krishtëlindjet me dëshirat më të sinqerta për festë të mbarë në gjirin familjar të përcjellur me shëndet e fat.

Shpresa e Krishtlindjes dhe besimi në Zot bashkë me harmoninë familjare që mbisundon sot të vazhdon të reflektojë në përditshmërinë tonë.

Për shumë vjet festa, festofshi bashkë në begati shoqërore e bashkëjetesë shembullore gjithmonë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat