Të përkujtohet 23-vjetori i Gjimnazit “Fehmi Agani” në Kampin për refugjatë në Stankovec të RMV-së

Maqedonia

Të përkujtohet 23-vjetori i Gjimnazit “Fehmi Agani” në Kampin për refugjatë në Stankovec të RMV-së

Më: 12 janar 2022 Në ora: 19:12
Ilustrim

Në muajin (maj-korrik 1999)në Kampin për refugjatë nga lufta e Kosovës në Stankovec të RMV-së u hapën dy shkolla për nxënësit: Shkolla fillore  “Kosova na pret” dhe Gjimnazi “Fehmi Agani”.

Në këtë kamp të refugjatëve kishte shumë nxënës nga tërë Kosova, që regjimi vrastar me skenarët e gjenocidit ndaj popullit shqiptar, ua kishte mbyllur shkollat, ua kishte djegur librat dhe Abetaren e gjuhës shqipe! Ata bashkë me prindërit ishin dëbuar nga  toka e bekuar e Kosovës dhe tashti kishin bërë ,,shtëpitë,, prej plastikës në një kodrinë të mbuluar më  thera, baltë dhe të rrethuar nga gjarpërinjtë jo mikpritës...!

Në këtë kodër të Stankovecit në afërsi të kufirit më Kosovën, parakalime, zhurmë e klithma fëmijësh në ,,qytetin fantazmë,,(siç!)prisnin kohën kur të kthehen në Kosovën e lirë.

Një ditë, takohen arsimtarë e profesorë dhe hapin dy shkollat për nxënësit: Shkolla fillore “Kosova na pret” dhe Gjimnazi “Fehmi Agani”. Kjo ditë ishte  e veçantë për nxënësit nga të gjitha anët e Kosovës, që, regjimi serb i kishte dëbuar më dhunë të skajshme të skenarëve shfarosës në substancën kombëtare.

Për kohën e të dyja shkollave, u dëgjua zilja dhe mësimi e recitimi shqip se, nuk ka kush që na qetë fare, do të thoshte gjyshi i një nxënësi të gjimnazit, kur e kur, me ditar në dorë mbaja orën mësimore të gjuhës shqipe. Në orët mësimore u rreshtuan profesorët nga gjimnazet tona dhe, u bëmë një kolektiv i udhës së dijes për brezat dhe për Kosovën e lirë...!

Në kujtim të 23-vjetorit të  Gjimnazit “Fehmi Agani” në Kampin për refugjatë në Stankovec të RMV-së i bëjë thirrje tërë kolektivit të kësaj vatre të dijes, që në këtë verë të organizojmë TAKIME me brezin e nxënësve dhe të profesorëve, në bashkëpunim me MESHT-së në Prishtinë.

Të gjithë nxënësit dhe profesorët e Gjimnazit “Fehmi Agani” lutemi që të paraqiteni në faqen time (Facebook)ose në e-mail:[email protected] në mënyrë që nisim përgatitjet për manifestimin Takime me gjeneratën e kësaj vatre të arsimit shqip në kohën e luftës së Kosovës për Liri dhe Pavarësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat