Shtyhet seanca, Mijallkovi infektohet me koronavirus!

Maqedonia

Shtyhet seanca, Mijallkovi infektohet me koronavirus!

Më: 14 janar 2022 Në ora: 13:12
Sasho Mijallkov

Seanca gjyqësore për rastin “Parcelat në Vodno” sot nuk u mbajt për shkak të mungesës së të akuzuarit Sasho Mijallkov.

Siç njoftoi gjykatësi Ilia Trpkov, mbrojtja e të akuzuarit ka informuar gjykatën se i njëjti është pozitiv me koronavirus. Pozitivë në Covid-19 sipas gjykatës janë edhe disa avokatë të të akuzuarve.

Në seancën e sotme ishte paraparë që të merret në pyetje dëshmitari Kiril Bozhinovski. Seanca e ardhshme gjyqësore për këtë lëndë është caktuar për më 24 janar.

Rastin e udhëheq gjykatësi Ilia Trpkov, ndërsa përfaqësues i aktakuzës është prokurorja Lile Stefanova..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat