Tomorr Alizoti vizitoi Shkupin, në agjendë takime të ndryshme

Maqedonia

Tomorr Alizoti vizitoi Shkupin, në agjendë takime të ndryshme

Më: 30 janar 2022 Në ora: 10:31
Pamje nga takimi

Deputeti demokrat Tomor Alizoti këtyre ditëve qëndroi për vizitë në Shkup ku zhvilloi takime të ndryshme me studentë dhe një grup intelektualësh.

Në takim Alizoti u shoqërua edhe nga shkrimtari i njohur shkupjan, Kim Mehmeti.

“Në këtë takim diskutuam për çështje jetike për shqiptarët, Ballkanin, dhe të ardhmen e të rinjve në kuadër të mundësive që kemi. Patëm kënaqësi të dëgjojmë pikëpamjet e z. Alizotit edhe për aktualitetin politik në Shqipëri dhe bashkëpunimin e mundshëm me të rinjtë dhe intelektualët e viseve tona”, deklaroi pas takimit studentja Maida Alimi nga Universiteti i Evropës Juglindore.

Ai në Shkup ka realizuar edhe takime tjera të rëndësishme me përfaqësues institucionesh dhe kryetarin e opozitës shqiptare.

Ministri Çupi dhe Faton Fazliu mirëpritën në Shkup “unifikuesin” e PD-së në Shqipëri, Tomor Alizoti

Ministri i diasporës, Xhemail Çupi, bashkë me Faton Fazliun, shefin e kabinetit të Kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi, pritën në drekë pune deputetin e Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë, Tomor Alizoti.

“Bashkërisht biseduam për proceset politike në Maqedoninë e Veriut në raport me hyrjen e Alternativës në Qeveri dhe integrimin e pjesës programore të Alternativës në programin qeverisës; për ngjarjet e fundit brenda partisë më të madhe opozitare në Shqipëri ku z. Alizoti përgjithësisht njihet si zë unifikues mes palëve të involvuara, por edhe për shumë çështje tjera relevante të vendeve tona, rajonit dhe botës”, njoftoi pas takimit ministri Çupi.

Takimi ishte shumë i frytshëm andaj bashkërisht u dakorduam që ky mos jetë takimi i fundit.

Ziadin Sela takim vëllazëror me deputetin e PD-së nga Shqipëria, Tomor Alizoti

Kryetari i Aleances për Shqiptarët, Ziadin Sela është takuar me deputetin e Partisë Demokratike nga Shqipëria, Tomor Alizoti.
Sela dhe Alizoti kanë biseduar për zhvillimet aktuale edhe në Maqedoninë e Veriut edhe në Shqipëri.

“Një takim vëllazëror me deputetin e Partisë Demokratike, Tomor Alizoti. Bashkëpunimi dhe forcimi i të djathtës, situata në PD, zhvillimet në Shqipëri dhe në vendin tonë, si dhe mënyrat për zgjidhjen e problemeve me të cilat përballen shqiptarët në përgjithësi ishin temat që diskutuam në këtë takim mjaft të rëndësishëm dhe shpresdhënës”, tha Sela pas takimit.

Image
Pamje nga takimet
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat