Bekim Sali publikisht ftoi tre mjekë të jenë pjesë e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse

Maqedonia

Bekim Sali publikisht ftoi tre mjekë të jenë pjesë e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse

Më: 30 janar 2022 Në ora: 19:12
Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali

Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali publikisht u bëri thirrje mjekëve Nikolla Panovski, Vello Markovski dhe Dragan Danillovski të jenë anëtarë e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe të kontribuojnë me punën e tyre.

“Kam nderin që publikisht ta bëj thirrjen deri te këta ekspertë të përfshihen në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse. Zëri i shkencës është kyç në luftimin e COVID-19”, tha Sali.

Ai tha se nëse refuzojnë ftesën, ministri kërkon nga ata të jenë në ekipin e tij si këshilltarë.

Ndryshe, Danillovski disa ditë më herët tha se nuk dëshiron të jetë pjesë e KSI-së, ndërsa Panovski tha nëse merr ofertë mund ta mendojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat