Bislimovski: KRRE Maqedoni miratoi çmimin e energjisë termike

Maqedonia

Bislimovski: KRRE Maqedoni miratoi çmimin e energjisë termike

Më: 31 janar 2022 Në ora: 16:52
Marko Bislimovski

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE) miratoi vendime, me të cilar e përcaktoi çmimin e energjisë temrike në përputhje me çmimet aktuale të gazit natyror në bursë.

Marko Bislimovski tha se vendimi u miratua me kërkesë të furnizuesve me energji termike “BEG” dhe “Shkup Veri” për shkak të rritjes enorme të çmimit të prokurimit të gazit natyror, që cila ka ndikim kryesor në përcaktimin e të ardhurave të rregulluara maksimale për kryerjen e veprimtarisë.

“Duke pasur parasysh këtë gjendje, siç e dini Qeveria miratoi vendim për shpalljen e gjendjes së krizës me energji termike dhe ka paraparë masa për t’iu shmangur shokut të çmimeve për faturat e amivsërive, të cilat ngrohen me energji termike me qëllim që të mbeten të njëjta”.

“Ky është praktikisht parimi i solidaritetit për të cilin kam folur, gjatë kësaj periudhe të krizës energjetike, në këtë rast Qeveria të ndërmarrë një pjesë të barrës që të mbrojë konsumatorët dhe që ata të mos kenë fatura më të larta”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i KRRE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat