Maqedoni: Vendimet për izolim do t’u shpërndahen qytetarëve përmes një platforme të internetit

Maqedonia

Maqedoni: Vendimet për izolim do t’u shpërndahen qytetarëve përmes një platforme të internetit

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 20:12
Foto ilustrim

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar, në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë, Agjencinë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe Qeverinë, përgatit modelin digjital për ofrimin e informacionit.

Dhe vendimeve të izolimit tek qytetarët për shkak të infeksionit të konstatuar ose për shkak të kontaktit me personat me COVID- 19, njoftojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

“Modeli nënkupton që çdo qytetar që duhet të vijë tek vendimi tij, do të ketë akses përmes faqes së internetit për vendimin e tij për izolim pa pasur akses në të dhënat e qytetarëve të tjerë të cilëve u është lëshuar vendimi për izolim.

Për procedurën e qasjes në vendim që do të bëhet përmes një ueb platforme, qytetarët do të informohen me kohë brenda afatit të caktuar për aplikimin e mënyrës së re të dorëzimit të vendimit për izolim tek qytetarët”, njoftojnë nga Qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat