Organizata e Punëdhënësve: Nuk është serioze të kërkohet rritja e pagës minimale me grevë

Maqedonia

Organizata e Punëdhënësve: Nuk është serioze të kërkohet rritja e pagës minimale me grevë

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 22:26
Angel Dimitrov

Angel Dimitrov nga Organizata e Punëdhënësve konsideron se propozimi i LSM-së për grevë nuk është serioze, nëse nuk plotësohen kërkesat e tyre për pagën minimale prej 18.000 denarëve.

Të këmbëngulësh dhe të kërcënosh se me grevë duhet të marrësh 18.000 denarë është një gjë joserioze. Kjo çështje po merret shumë më seriozisht në të gjithë botën. Rritja e pagës minimale duhet të jetë rezultat i një dialogu gjithëpërfshirës mes të gjitha palëve.

Kompleksiteti është sepse paga minimale ka dy dimensione, njëra është paga sociale për jetesën minimale të familjeve dhe e dyta është gjendja ekonomike në vend se si do të ndikojë në numrin e të punësuarve”, tha Dimitrov.

Sipas tij, në takimin e sotëm në Qeveri nuk ishte planifikuar zgjidhje.

“Sot sapo kemi filluar një dialog për rritjen e pagës minimale. Qeveria duhet të ndihmojë dhe të gjithë të dalim të kënaqur me faktin se secili duhet të heqë dorë nga interesat e tij në raport me tjetrin”, shtoi Dimitrov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat