Policia e Maqedonisë konfiskon dy kilogramë heroinë në “Tabanoc”

Maqedonia

Policia e Maqedonisë konfiskon dy kilogramë heroinë në “Tabanoc”

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 13:51
Policia e Maqedonisë konfiskon dy kilogramë heroinë në “Tabanoc”

Ministria për Punë të Brendshme informon se dje (2 shkurt) në kalimin kufitar “Tabanoc”, zyrtarët policor kanë arrestuar J.F (31) nga fshati Nikishtan i Shkupit, A.B (18) nga Kroacia.

Nga MPB thonë se me arrestimin e tyre është ndërprerë një kanal i transportit ndërkombëtar të heroinës, dedikuar për tregun në Kroaci.

“Gjatë kontrollit në autobusin e një agjencie turistike nga Shkupi, zyrtarët policor në koordinim me ekipin mobil të Drejtorisë Doganore, në bagazh kanë gjetur dhe konfiskuar dy kilogramë heroinë”.

“Pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, është konfirmuar se shtetasi i RMV-së J.F është kryerës i veprës penale të nenit 215 të Kodit Penal dhe ndaj tij do të dorëzohet parashtresë adekuate”, thonë nga MPB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat