Sllaveski: Kërkesa për rritjen e pagës minimale është joreale dhe e pajustifikuar

Maqedonia

Sllaveski: Kërkesa për rritjen e pagës minimale është joreale dhe e pajustifikuar

Më: 3 shkurt 2022 Në ora: 21:40
Sllaveski

Ish-ministri i Financave Trajko Sllaveski për “TV24” thotë se kërkesat e LSM-së për rritjen e pagës minimale në 18.000 janë të pajustifikuara dhe joreale.

“Ajo që kërkojnë sindikata është në kundërshtim me praktikën e përgjithshme në Evropë dhe në botë.

Paga minimale nuk mund t’i referohet mbi 20 për qind të të punësuarve në radhë të parë dhe nuk mund të jetë 60 për qind e mesatares, kur Bashkimi Evropian kërkon në mënyrë eksplicite maksimumi 50 për qind”, tha Sllaveski.

Nesër vazhdojnë negociatat, ndërsa LSM do të protestojë. Nëse kërkesa për rritje të pagës minimale nuk plotësohet, pritet të ketë grevë të përgjithshme./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat