Sindikalistët e Maqedonisë sot protestojnë për rritje të pagës minimale në 18 mijë denarë

Maqedonia

Sindikalistët e Maqedonisë sot protestojnë për rritje të pagës minimale në 18 mijë denarë

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Sindikalistët e Maqedonisë sot para Odës Ekonomike dhe Organizatës së Punëdhënësve do të protestojnë dhe do të kërkojnë para fillimit të bisedimeve me Organizatën e Punëdhënësve dhe qeverinë rritjen e pagës minimale.

=Përllogaritjet e LSM-së kanë treguar se me metodologjinë e re që dje e kanë ofruar punëdhënësit, paga mesatare është 16.164 denarë dhe kjo pagë për ato është e papranueshme.

Protesta do të zgjasë 1 orë nga ora 13:30 deri në ora 14:30 ku do të bllokohet komunikacioni “Dimitrie Çupovski”.

Dhe nëse bisedimet kalojnë pa sukses, LSM paralajmëron grevë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat