Mickoski: Bullgaria nuk respekton parimin e reciprocitetit, kërkojnë nga ne t’i përfshimë në Kushtetutë bullgarë

Maqedonia

Mickoski: Bullgaria nuk respekton parimin e reciprocitetit, kërkojnë nga ne t’i përfshimë në Kushtetutë bullgarë

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 11:58
Mickoski

Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski thotë se nuk ka asgjë kundër që të shënohet bashkërisht me Bullgarinë, figura e Goce Dellçevit.

Nëse festohet 150 vjetori i lindjes së maqedonasit të madh, dhe birit maqedonas Goce Dellçev, nuk kam kundër”, tha Mickoski.

Ai shtoi se Bullgaria nuk është e gatshme që ta pranojë pakicën maqedonase dhe nga Maqedonia kërkon përfshirjen e pakicës bullgare në Kushtetutë.

Kërkuan që të përfshihet populli bullgar në Kushtetë dhe nuk janë të gatshëm të respektojnë parimin e reciprocitetit”, tha Mickoski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat