Petkov: Goce Dellçev është pjesë përbërëse e historisë sonë të përbashkët me Maqedoninë e Veriut

Maqedonia

Petkov: Goce Dellçev është pjesë përbërëse e historisë sonë të përbashkët me Maqedoninë e Veriut

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 13:37
Kirill Petkov

Kryeministri bullgar, Kirill Petkov u faqen e qeverisë në rrjetin social në “Facebook” shpërndau tekst për të shënuar 150 vjetorin e lindjes së Goce Dellçevit.

Petkov thotë se Dellçev është një nga simbolet e luftës për liri, ideolog i OBRM-së.

“Goce Dellçev është pjesë e përbashkët e historisë sonë të përbashkët me popullin në Maqedoninë e Veriut. Një nga figurat që bëjnë krenar dy popujt”, u shpreh Petkov

Kujtojmë se Bullgaria vazhdon të negociojë me Maqedoninë e Veriut për çështje historike në mënyrë që të debllokohet procesi eurointegrues i Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat