Arsovska: Së shpejti mega park i ri i gjelbër në Komunën e Gjorçe Petrovit

Maqedonia

Arsovska: Së shpejti mega park i ri i gjelbër në Komunën e Gjorçe Petrovit

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 13:57
Arsovska: Së shpejti mega park i ri i gjelbër në Komunën e Gjorçe Petrovit

Kryetarja e Bashkisë së Shkupit u shpreh se mega parku i parë do të fillojë si projekt në Komunën e Gjorçe Petrovit.

Sipas saj, mega parku do të shtrihet në hapësirën ku prej kohësh ka ekzistuar një deponi e paligjshme, e cila në periudhën që kaloi është pastruar plotësisht në bashkëpunim me Komunën e Gjorçe Petrovit.

„Fillojmë me projekte siç është mega parku në komunën “Gjorçe Petrov” gjë me të cilën do të rritet gjelbërimi në qytetin e Shkupit. Ai gjendet në vendin ku ekzistonte një deponi e madhe e paligjshme me mbi 10 mijë m2 e cila ishte detektuar si një problem shumëvjeçar për banorët e qytetit. Së bashku, në bashkëpunim me kryetarin e komunës “Gjorçe Petrov” arritëm ta pastrojmë, dhe tani jemi në proces që në këtë lokacion të ketë me të vërtetë një mega park të shkëlqyer me përmbajtje shtesë, diçka e ngjashme me atë që shikojmë në Parkun e qytetit. Do të jetë një vend i cili do të jetë qendër e lëvizjes me përmbajtje për relaksim të qytetarëve në atë pjesë të qytetit “, theksoi Arsovska në emisionin „Fli nëse mundesh“”, thonë nga Bashkia e Shkupit.

Mega parku në komunën “Gjorçe Petrov” është një nga projektet e programit parazgjedhor të kryetares Arsovska për rregullimin e „5 mega parqe të reja në Shkup“. Këto parqe do të kontribuojnë në rritjen e ndjeshme të gjelbërimit të qytetit, ndërsa shkupjanët do të kenë hapësira të reja të gjelbra për relaksim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat