Regjistrohen mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Maqedonia

Regjistrohen mbi 1 mijë raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 18:29
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 4.986 testime për coronavirus, ndërsa 1.493 raste kanë rezultuar pozitiv, prej të cilëve 191 raste janë riinfektime.

Prej rasteve të reja në Shkup janë 720, Manastir – 90, Kumanovë – 87, Kavadar – 72, Tetovë – 54, Strumicë – 44, Prilep – 43, Veles – 41, Ohër – 40, Shtip – 32, Gostivar – 31, Shën Nikollë – 25, Negotinë – 24, Gevgeli – 23, Kërçovë dhe Strugë – 19, Resnjë dhe Radovish – 16, Koçani dhe Vallandova – 13, Bogdanci – 11, Makedonski Brod – 10, Kriva Pallanka – 9, Demir Hisar – 8, Dibër, Vinica dhe Kratova – nga 5, Berovë, Krushevë dhe Makedonska Kamenica – nga 4, Dellçevë – 3, Demir Kapi – 2, Dojran – 1.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 31 persona, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19. Ndërsa nga sistemi “Termini im” janë paraqitur edhe 8 pacientë të vdekur, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 26 janar deri 31 janar 2022.

Në 24 orët e fundit ISHP ka regjistruar 2.652 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i personave që janë infektuar që nga fillimi i pandemisë shkon në 275.637, prej të cilëve 254.340 janë shëruar, ndërsa 8.533 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (4 shkurt) është 12.764.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat