Sot 1.500 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Maqedonia

Sot 1.500 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 18:56
Foto ilustrim

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 5.693 teste, ndërsa janë regjistruar 1.500 raste me COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja (1.500), janë regjistruar 195 riinfektime.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 522 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 10 viktima nga coronavirusi. Nga 2 persona të vdekur nga Shkupi (75 dhe 87), Kumanova (72 dhe 80) dhe Tetova (80 dhe 89), dhe nga nga një i vdekur nga Gostivari (62), Demir Kapi (73), Prilepi (61) dhe Struga (84). Plotësisht në regjistrin Moj Termin janë regjistruar edhe 6 të vdekur. Në Shtip (1), Ohër (1), Koçani (1), Tetovë (1), Shkup (1), dhe Kërçovë (1). Të vdekurit janë të moshës 57 deri në 82 vjeç.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 277.137, numri i të shëruarve 254.862, numri i të vdekurve 8.549, ndërsa numri i rasteve aktive 13.726.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat