Kovaçevski: Debatet i drejtuan propagandistët, tani gjenerojmë energji pozitive me Bullgarinë

Maqedonia

Kovaçevski: Debatet i drejtuan propagandistët, tani gjenerojmë energji pozitive me Bullgarinë

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 19:43
Kovaçevski: Debatet i drejtuan propagandistët, tani gjenerojmë energji pozitive me Bullgarinë

Kemi pasur shumë diskutime të frytshme dhe kemi konstatuar se është e nevojshme të rikthehet besimi mes dy qeverive, por edhe mes shoqërive dhe qytetarëve të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Në të kaluarën debatet janë udhëhequr kryesisht nga propagandistët, të cilët kanë ndikuar keq në media dhe në perceptimin e situatës nga qytetarët e të dy vendeve”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski për “La Libra”.

Ai shtoi se një javë pas vizitës së kryeministrit Petkov në Shkup, është mbajtur seanca e përbashkët e dy qeverive dhe janë formuar katër grupet punuese në Sofje.

“Ministrat e Jashtme janë ngarkuar të punojnë në mosmarrëveshjet politike mes dy vendeve. Diskutimet aktualisht janë të përqendruara në hartimin e dokumenteve të punës dhe sapo të arrijmë diçka të prekshme, të miratuar nga të dyja palët, ky dokument do të ndahet në të dyja vendet përmes procedurave ligjore”, tha Kovaçevski.

Ai shtoi se duhet bërë punë e përkushtuar dhe se zgjidhja duhet të bazohet në respektin e ndërsjellë dhe vlerat evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat