Mbyllen dy objekte hotelierike, nuk kanë respektuara masat kundër COVID-19

Maqedonia

Mbyllen dy objekte hotelierike, nuk kanë respektuara masat kundër COVID-19

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 17:06
Foto ilustrim

Policia dhe inspektorët nga SPB-së Shkup, së bashku me Drejtorinë për të Ardhura Publike dhe Inspektoratin Shtetëror të Tregut, dje kanë kryer kontrolle te 14 objekte hotelierike në Gjevgjeli dhe në fshatin Mrzenci.

Dy objekte hotelerike janë mbyllur nga Inspektorati Shtetëror i Tregut për shkak të konstatimit se në brendi ka pasur persona pa çertifikata, përkatësisht mosrespektimit të protokolleve kundër coronavirusit.

“Gjoba për moslëshim të faturave fiskale, si dhe sanksione për parregullsi të tjera, janë dhënë në 10 objekte hotelierike”, nga ana e DAP.

Kontrollet e intensifikuara të Ministrisë së Brendshme, DAP dhe ISHT-së do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat