Simovski: Nga regjistrimi do të dihet se sa qytetarë janë larguar nga vendi

Maqedonia

Simovski: Nga regjistrimi do të dihet se sa qytetarë janë larguar nga vendi

Më: 6 shkurt 2022 Në ora: 22:09
Apostoll Simovski

Drejtori i Entit për Statistikë, Apostoll Simovski për “TV21” thotë se përmes regjistrimit indirekt do të bëhet e ditur se sa qytetarë të Maqedonisë së Veriut kanë shkuar jashtë vendit, por jo edhe kohën kur kanë imigruar.

“Do të mund të përcaktohet në mënyrë indirekte përmes regjistrave se sa janë larguar nga vendi dhe sa nuk janë këtu.

Ne mund t’i dimë këto të dhëna sepse kemi të dhëna të caktuara në bazat e të dhënave, por nuk do të dimë se kur janë larguar dhe ku”, tha Simovski.

Simovski pret që rezultatet e regjistrimit të shpallen më 31 mars sipas afatit dhe pohon se gjithçka po shkon sipas planit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat