MASH Maqedoni: Nuk ka sulm hakerësh

Maqedonia

MASH Maqedoni: Nuk ka sulm hakerësh

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 16:00
Foto ilustrim

Ministria e Arsimit dhe Shenkcës njofton se lajmi i publikuar në rrjete sociale për sulm hakerësh nuk është i saktë dhe se kamerat e sigurisë buk tregojnë hapësira të ministrisë.

Nga ministria theksojnë se pas kontrollit të shërbimet dhe institucioneve kompetente është konstatuar se nuk ka pasur asnjë sulm në sistemin elektronik ose bazën e të dhënave.

“U bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien spekulimeve dhe të jetë të qetë kur bëhet fjalë për mbrojtjen e të dhënave personale që i disponojmë ne për nxënësit, studentët dhe kuadrit mësimor. Sistemi i MASH është i mbrojtur”, thonë nga MASH.

Ata theksojnë se mbesin në koordinim me institucionet tjera që punojnë në fushën e krimit kompjuterit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat