Petrovska-Geer: Maqedonia e Veriut kontribuon në sigurinë e Evropës dhe rajonit

Maqedonia

Petrovska-Geer: Maqedonia e Veriut kontribuon në sigurinë e Evropës dhe rajonit

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 19:03
Foto nga takimi

Maqedonia e Veriut, pa dyshim, kontribuon në sigurinë evropiane dhe rajonale, si dhe në politikën e përbashkët të mbrojtjes dhe sigurisë së BE-së, tha ministrja e Mbrojtjes, Slavjanka Petrovska në takimin e sotëm me ambasadorin e BE-së, David Geer.

Ajo theksoi se pjesëtarët e Ushtrisë janë pjesë e BE-së në misionin në Bosnjë dhe Hercegovinë, ALTEA, si dhe në misionin e Bashkimit në Republikën e Afrikës Qendrore.

“Vendi është pjesë e Evropës, jeton vlerat evropiane, respekton parimet evropiane dhe për këtë arsye është e nevojshme të hidhet hapi tjetër për të nisur negociatat e anëtarësimit në BE. Hapja e negociatave është një sfidë që do të ndikojë pozitivisht në avancimin e proceseve në vend”, tha Ministrja.

Petrovska theksoi se integrimi i Maqedonisë së Veriut dhe Ballkanit Perëndimor në BE është synim gjeostrategjik dhe interes politik, i sigurisë dhe ekonomik si për rajonin ashtu edhe për Bashkimin.

“E vlerësojmë mbështetjen tuaj dhe jemi të gatshëm për fillimin e negociatave”, tha ministrja Petrovska.

Ambasadori i BE-së Geer përshëndeti planet e Ministrisë për rritjen e qendrës sonë NATO, Qendrës Rajonale për Marrëdhënie me Publikun, Qendrës për Marrëdhënie me Publikun dhe Menaxhimin e Dezinformatave, raporton Ministria e Mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat