Ndalohet qarkullimi për automjetet e rënda në rrugën Strugë-Qafë Thanë

Maqedonia

Ndalohet qarkullimi për automjetet e rënda në rrugën Strugë-Qafë Thanë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Në aksin rrugor Strugë – vendkalimi kufitar Qafë Thanë është ndaluar qarkullimi për automjete të rënda.

Ndërsa është hequr ndalesa për qarkullim të automjeteve të rënda përmes kalimit malor Strazhë që nga ora 06:40, njoftojnë nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë.

Në rrugët tjera në mbarë vendin komunikacioni zhvillohet në rrugë kryesisht me lagështi.

Komunikacioni jashtë mjediseve urbane po zhvillohet me intensitet mesatar, ndërsa në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat