ISHP Maqedoni: Javën e kaluar gati 10 mijë raste dhe 147 persona të vdekur nga virusi

Maqedonia

ISHP Maqedoni: Javën e kaluar gati 10 mijë raste dhe 147 persona të vdekur nga virusi

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 15:12
Foto ilustrim

Instituti për Shëndet Publik publikoi raportin javor për gjendjen me COVID-19, dhe për një javë nga 31.01 deri më 06.02 janë regjistruar 9.982 raste të reja me COVID-19 në 35 qytete që është ulje për 16.2% në krahasim me javën e kaluar.

Sipas raportit javor, gjatë kësaj periudhe janë testuar 33.421 materiale në laboratore që është për 13.2 për qind më pak nga java e kaluar. Pjesa më e madhe e rasteve të regjistruara janë në Shkup me 53%.

Sa i përket moshave, janë infektuar persona nga të gjitha grupmoshat, por më e prekura janë personat mbi 60 vjet me 24.6 për qind dhe mosha 30-39 vjet me 20.1%. Më pak ka në moshë 0-9 vjet me 3.1%.

Gjatë kësaj periudhë të shëruar janë regjistruar 11.122 persona dhe 147 persona kanë humbur jetën në 24 qytete, që është për 0.7% më pak se java e kaluar.

Deri tani janë vaksinuar 867.529 persona me një dozë të vaksinës, ndërsa me dy doza janë 845.121 persona dhe me tre doza 132.488 persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat