Maqedoni: Certifikatat për kalim të COVID-19 do të vlejnë 180 ditë

Maqedonia

Maqedoni: Certifikatat për kalim të COVID-19 do të vlejnë 180 ditë

Më: 8 shkurt 2022 Në ora: 17:18
Foto ilustrim

Komisioni për Sëmundjet Infektive në seancën e sotme rekomandoi që kohëzgjatja e certifikatës pas kalimit të Covid-19 në vend të 45 ditëve, të jetë 180 ditë nga data e testit PCR negativ dhe miratoi udhëzimet për trajtimin nga Covid-19 të cilat do të dërgohen te mjekët e familjes.

Zëdhënësi i Komisionit, Zlate Mehmedoviq, në konferencë për shtyp, tha sot se për momentin nuk mendohet për heqjen e certifikatave të tilla.

Ai shpjegoi se nëse hiqen certifikatat për hapësira të brendshme, do të ketë transmetim më të madh të virusit.

Mehmedoviq gjithashtu deklaroi se vendet në të cilat janë hequr certifikatat, imuniteti i përgjithshëm nga vaksinimi është më i madh.

Komisioni për Sëmundjet Infektive bëri thirrje për vaksinim dhe marrjen e dozës së tretë për mbrojtje më të madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat