Kallëzim penal kundër një personi i cili shkaktoi aksident para Qeverisë së RMV-së

Maqedonia

Kallëzim penal kundër një personi i cili shkaktoi aksident para Qeverisë së RMV-së

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 16:51
Foto ilustrim

Kallëzim penal është ngritur kundër shoferit të ministrit të Financave, Fatmir Besimi, i cili shkaktoi një aksident në komunikacion në udhëkryqin para Qeverisë.

“SPB Shkup – Njësiti për siguri në komunikacionin rrugor pranë Prokurorisë Themelore Publike Shkup ka ngritur kallëzim penal kundër J.B. (38) nga Shkupi i dyshuar për kryerjen e veprës penale “rrezikim i sigurisë në komunikacion” nga neni 297 i Kodit Penal.

I raportuari më datë 07.02.2022 rreth orës 19:15, duke drejtuar veturën “Skoda” me targa të Shkupit në Bul. “Shën Klimenti i Ohrit” në Shkup, nuk është ndalur në semaforin me dritë të kuq, ndërsa kur është futur në kryqëzimin e Bul. “Ilinden” ka goditur automjetin “Kia”, të drejtuar nga A.T. (36) nga Shkupi, i cili nga goditja ka ndryshuar drejtim dhe ka goditur një veturë tjetër “Fiat”, drejtuar nga D.P. (45) nga Shkupi”, thuhet në njoftimin e sotëm të MPB-së.

Në aksident ka mbetur i lënduar J.B. dhe udhëtari i automjetit “Skoda”, B.G. (35) nga Shkupi, të cilët me autoambulancë janë transportuar në Klinikën “Nënë Tereza”.

Dënimi maksimal për këtë lloj vepre është tre vjet burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat