LSM pret që deputetët në Maqedoni ta mbështesin unanimisht rritjen e pagës minimale

Maqedonia

LSM pret që deputetët në Maqedoni ta mbështesin unanimisht rritjen e pagës minimale

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 18:02
Foto ilustrim

Lidhja e sindikatave të Maqedonisë (LSM) pret që deputetët, në mënyrë unanime ta miratojnë ligjin me të cilin rroga minimale në shtet rritet në 18.000 denarë dhe konsiderojnë se është arritur qëllimi i tyre të miratohet edhe pa u mbajtur tubimi i paralajmëruar për mbështetje të deputetëve para Kuvendit.

“Duke pasur parasysh se të gjitha partitë politike dhe deputetët tashmë u deklaruan se do ta votojnë ligjin, pritjet tona janë se deputetët do ta miratojnë unanimisht ligjin me të cilin do të rritet rroga minimale që do të ndikojë edhe në rritjen e rrogave të tjera në shtet. LSM kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në pajtim me kompetencat e tij, të mundësojë përfaqësues të LSM-së (anëtarët e Këshillit ekonomik-social) të kenë mundësi ta ndjekin mbledhjen në Parlament”, kumtojnë nga LSM.

Theksojnë se kërkesat e LSDM-së dhe punëtorëve janë pranuar nga partnerët socialë, ndërkaq janë mbështetur edhe nga deputetët të cilët paralajmëruan se do të votojnë për, me çka, siç thonë, arrihet qëllimi edhe pa e mbajtur tubimin e paralajmëruar për mbështetje të deputetëve para Kuvendit.

“Siç e dini më 7 shkurt, në mbledhje të Këshillit ekonomik – social negociatat me partnerët socialë lidhur me propozimin e LSM-së për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për rrogën minimale në drejtim të konstatimit të rrogës minimale në shumë prej 18.000 denarëve, e cila shumë paraqet 62 për qind të neto rrogës mesatare, që do të kontribuojë për rritje graduale të rrogave të tjera, u arrit marrëveshje e cila si propozim Ligj do të parashtrohet në Kuvend për miratim nga ana e Qeverisë. Qeveria menjëherë, që gjatë ditës së djeshme e miratoi zgjidhjen kështu të konfirmuar ligjore dhe e parashtroi në Kuvend në mënyrë që në mbledhjen e nesërme, e njejta të pranohet nga deputetët”, porosisin nga LSM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat