Mariçiq-Sagartz: Mbështetje nga të gjitha partitë për dialogun me Bullgarinë

Maqedonia

Mariçiq-Sagartz: Mbështetje nga të gjitha partitë për dialogun me Bullgarinë

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 14:41
Foto nga takimi

Zv. kryeministri për Çështjet Evropiane, Bojan Mariçiq, u takua sot me eurodeputetin austriak, Christian Sagartz, në kuadër të vizitës së tij në Ballkanin Perëndimor.

Në fokus të bisedës ishte vizita e fundit e zv. kryeministrit Mariçiq në Paris dhe Bruksel, si dhe disponimi politik në vend për dialogun me Bullgarinë.

Eurodeputeti Sagartz shprehu kënaqësinë dhe pritshmërinë që bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë për tejkalimin e çështjeve të hapura do të japë rezultate, pasi ka forcë dhe motivim të ri në dy qeveritë e reja.

Zv. kryeministri Mariçiq theksoi se pret bashkëpunim parimor dhe objektiv nga opozita për këtë proces sepse këto çështje janë çështje të interesit kombëtar dhe duhet të përfshihen dhe të kontribuojnë të gjithë aktorët politikë në vend.

Në vazhdim të takimit, Mariçiq i prezantoi eurodeputetit Sagartz prioritetet dhe synimet që ka vendosur personalisht, por edhe Sekretariatit për Çështje Evropiane në periudhën e ardhshme për përgatitjen e strukturës negociuese, progresin në fusha kyçe si p.sh. sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, mbrojtja e mjedisit dhe zbatimi i agjendës së gjelbër, si dhe përmirësimi i kapaciteteve për thithjen e fondeve evropiane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat