Rreth 5 mijë institucione private shëndetësore rrezikojnë të mbyllen, kjo është arsyeja

Maqedonia

Rreth 5 mijë institucione private shëndetësore rrezikojnë të mbyllen, kjo është arsyeja

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 20:43
Foto ilustrim

Rreth 5,000 institucione private shëndetësore rrezikojnë të mbyllen. Nga Oda e sapoformuar e Shëndetësisë Private paralajmëron se janë në krizë të rëndë ekzistenciale dhe në prag të mbijetesës. Shkak për këtë, thonë ata, janë shpenzimet e tyre të shtuara, shkruan Alsat.

Kërkojnë takim me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë për të gjetur zgjidhje.

Oda përbëhet nga institucione shëndetësore private nga të gjithë sektorët, mjekë të përgjithshëm, stomatologë, farmaci, fabrikat e barnave, operime mjekësore specialistike dhe persona të tjerë juridikë.

“Të gjitha kostot janë rritur nga 80 deri në 100 për qind, e disa deri në 200 për qind. Për shembull, nëse para krizës blinim doreza për 160 denarë, tani çmimi minimal është 650 denarë për një kuti. Si ordinancë e them këtë, nuk po flasim sa janë në barnatore me pakicë”, tha Tanja Dejanoska kryetare e Odës së Shëndetësisë Private.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat