Shqiptohen 269 masa në Shkup, 60 për tejkalim të shpejtësisë

Maqedonia

Shqiptohen 269 masa në Shkup, 60 për tejkalim të shpejtësisë

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

MBP njofton se dje ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në komunikacion, me çka janë shqiptuar 269 masa.

Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 269 masa, nga të cilat 60 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, 20 masa për moslejim të kalimit të këmbësorëve, 81 gjoba për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët.

Janë vendosur 12 masa për drejtim automjeteve pa patentë shofer, gjashtë gjoba për përdorim celular, katër masa për automjete të paregjistruara, tre gjoba për mospërdorim të rripit të sigurimit, 65 për parkim të paligjshëm”, njoftojnë nga MPB.

Nga aje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat