Kaevski: Pranimi i fajit në rastin “Titanik” vërtetoi krimin dhe mashtrimet zgjedhore të OBRM-PDUKM-së

Maqedonia

Kaevski: Pranimi i fajit në rastin “Titanik” vërtetoi krimin dhe mashtrimet zgjedhore të OBRM-PDUKM-së

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 17:25
Kaevski

Deputeti nga radhët e LSDM-së, Darko Kevski në konferencën e sotme për shtyp tha se pranimi i fajit në rastin “Titanik” vërtetoi mashtrimet zgjedhore të OBRM-PDUKM-së.

“Sot u vërtetua e vërteta për krimin e OBRM-PDUKM-së me pranimin e fajit të disa ish-funksionarëve të kësaj partie. Mile Janakieski, Gordana Janukollvska dhe Martin Protugjer pranuan fajin në akuzat për lëndën “Titanik””, tha Kaevski.

Sipas tij, pranimi i fajit dëshmon krimin e OBRM-PDUKM-së dhe të gjitha mashtrimet zgjedhore të regjimit të Gruevskit.

“Kjo është dëshmi se OBRM-PDUKM me vite ka falsifikuar vullnetin zgjedhor dhe ka keqpërdorur paratë e qytetarëve. OBRM-PDUKM është ndërmarrje kriminale”, tha mes tjerash Kaevski./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat