OBRM-PDUKM pas akuzave të Kaevskit: Partia ka gjeneratë të re

Maqedonia

OBRM-PDUKM pas akuzave të Kaevskit: Partia ka gjeneratë të re

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 17:59
Foto ilustrim

Nga partia opozitare maqedonase kanë reaguar në lidhje me konferencën e sotme për shtyp të deputetit nga radhët e LSDM-së, Darko Kaevski.

“Vendosin Darko Kaevskin të thotë gënjeshtra. Nëse mendon dikush me arsye, atëherë nuk do ta vendosnin Kaevskin të flet për shkak se ai ende nuk ka dhënë përgjigje se si me një pagë shtetërore për një vjet ka fituar tre banesa”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Ata shtojnë se sot OBRM-PDUKM është gjeneratë e re me persona që krijojnë politike autentike, ndërsa pala tjetër bën zgjidhje ad hoc si në ekonomi, ashtu edhe në borxh dhe bisedimet me Bullgarinë.

“Deklarimet e sotme në procesin gjyqësor janë dëshmi për përndjekje brutale politike nga qeveria”, thonë nga OBRM-PDUKM.

Në fund shtojnë se ata si parti kanë njerëz që do të bëjnë ndryshime pozitive./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat