OBRM-PDUKM: Për tre vjet kanë vdekur 75 qytetarë nga fatkeqësitë

Maqedonia

OBRM-PDUKM: Për tre vjet kanë vdekur 75 qytetarë nga fatkeqësitë

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 13:24
Foto ilustrim

Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM ka rikujtuar tragjedinë me autobusin e “Durmo Turs” në Llaskarcë, ku humbën jetën 16 persona.

Nga kjo parti thonë se “për tre vjet nga fatkeqësitë kanë vdekur 75 qytetarë tanë, kurse nuk ka asnjë kallëzim as përgjegjësi politike nga LSDM-BDI”.

“Për tre vjet, kanë ndodhur 3 fatkeqësi të mëdha ku jetën e humbën 75 persona, kurse pushteti nuk zbuloi asnjë rast, dhe për asnjë nuk ka përgjegjësi politike dhe përgjegjësi penale. Vitin e kaluar në Tetovë të gjallë u djegën 14 qytetarë tanë në spitalin modular për LSDM-në, Filipçe (Venko Filipçe, ish ministër i Shëndetësisë) dhe BDI na bindin se është për shkak të kabllos së nxehur. Para disa muajsh 45 persona vdiqën në aksidentin e autobusit në Bullgari e cila u bë nga kompania, e përkëdhelur e BDI-së dhe LSDM-së, “Besa Trans” e cila ka punuar pa leje të duhur dhe duke mos respektuar procedurat”.

“Fatkeqësia në Llaskarcë është dëshmi se sistemi nuk funksionon dhe se nuk ka zbatim të drejtësisë”, thonë nga partia opozitare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat