Petliçkovski: Ka rritje të rasteve të reja tek nxënësit që ndjekin mësimin me prezencë fizike

Maqedonia

Petliçkovski: Ka rritje të rasteve të reja tek nxënësit që ndjekin mësimin me prezencë fizike

Më: 15 shkurt 2022 Në ora: 15:22
Petliçkovski

Ka një përmirësim të situatës epidemiologjike, por kjo nuk do të thotë se është e mirë. Rekomandimi është që qytetarët të marrin edhe dozën e tretë të vaksinës, sepse është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga simptomat e rënda, hospitalizimi dhe vdekja, tha sot kryetari i Komisionit për Sëmundje infektive, Aleksandar Petliçkovski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pas seancës së rregullt të Komisionit, Petliçkovski theksoi se ka rritje të rasteve të reja tek fëmijët e moshës gjashtë deri në 14 vjeç, kryesisht tek ata që vijojnë mësimet me prezencë fizike, por nuk ka vend për shqetësim.

Ai theksoi se kanë analizuar edhe vdekshmërinë nga Covid-19, pas së cilës kanë ardhur në përfundim se shumica e të vdekurve janë të pavaksinuar.

“Nga këtu apelojmë që të gjithë të vaksinohen dhe të marrin dozën e tretë. Doza e tretë mbron nga shtrimi në spital dhe vdekja.
Dëgjojmë deklarata të kota këto ditë. Vaksinimi me dozën e tretë është shumë i nevojshëm për të ndihmuar njëri-tjetrin”,
shtoi Petliçkovski.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat