Xhaferi: Besoj në negociatat me Bullgarinë dhe në një zgjidhje të përshtatshme

Maqedonia

Xhaferi: Besoj në negociatat me Bullgarinë dhe në një zgjidhje të përshtatshme

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 09:24
Xhaferi

Kryeparlamentari Talat Xhaferi për “24 Analiza” për negociatat me Bullgarinë tha se është optimist dhe mendon se mund të arrihet një zgjidhje.

Ka informacione që janë bërë të ditura dhe të klasifikuara nuk mund të shpallen dhe ne e kemi detyrim ligjor ta bëjmë këtë. Unë e atë çka duhet ta di, e di. Nga natyra jam optimist dhe mendoj se është e mundur të arrihet një marrëveshje. Për gjuhën nuk u diskutua, ndërsa pozicionet e Kiril Petkov nuk u vendosën si temë të bisedimeve”, ka thënë Xhaferi.

Xhaferi thotë se “e di atë që duhet të di”, në përgjigje të pyetjes nëse i di të gjitha detajet e negociatave me Bullgarinë.

“Qeveria është përgjegjëse për gjithçka. Unë besoj në negociatat me Bullgarinë dhe një zgjidhje të përshtatshme. Dhe ne duhet të përfshihemi si Kuvend. Nuk flasim për gjuhë”, ka shtuar Xhaferi

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat