Trençevska: Realizuam premtimin e dhënë për rritjen e pagës minimale

Maqedonia

Trençevska: Realizuam premtimin e dhënë për rritjen e pagës minimale

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 19:52
Jovanka Trençevsja

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevsja u shpreh se qeveria dhe MPPS-ja kanë realizuar premtimin e dhënë që në mënyrë të drejtpërdrejtë kontribuon në rritjen e standardit të punëtorëve.

Ajo theksoi se nevoja për rritjen e pagës minimale është rezultat i rritjes së çmimeve të disa produkteve.

“Të gjithë këto vendime janë në interes të buxhetit familjar për çdo familje dhe përmirësim të statusin ekonomik. Sigurojmë model të përshtatshëm për caktimin e pagës minimale”, tha Trençevska duke sqaruar mënyrën se si do të rritet paga minimale.

Kujtojmë se Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për pagë minimale i cili miratohet me procedurë të shkurtuar, e kaloi procedurën sot në Komisionin kuvendar për Punë dhe Politikë Sociale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat