Buçkovski thotë se me Bullgarinë ka qenë afër zgjidhja e përbashkët

Maqedonia

Buçkovski thotë se me Bullgarinë ka qenë afër zgjidhja e përbashkët

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 20:42
Vllado Buçkovski

Ish-përfaqësuesi i posaçëm i qeverisë në bisedimet me Bullgarinë, Vllado Buçkovski deklaroi se Maqedonia e Veriut ka qenë shumë afër drejt zgjidhjes së përbashkët me Bullgarinë në fund të vitit 2020.

Ai thotë se nuk është i përfshirë në proces, por do të përpiqet të dërgojë mesazhe nëse është e nevojshme.

“Kjo ishte para vitit 2021. Ishim afër me qëndrimet e pjesës liberale të qeverisë bullgare dhe atëherë plani ishte 5+1. Enigma mbeti për shkak të shuarjes së entuziazmit nga ne para zgjedhjeve”, tha Buçkovski.

Kujtojmë se bisedimet vazhduan pasi që Maqedonia dhe Bullgaria formuan qeveri të reja, ndërsa pa u hek vetoja bullgare, Maqedonia e veriut nuk mund të fillojë bisedimet me BE-në.

Gjatë ditës së sotme kryeministri bullgar kishte takim me presidentin francez, Emmanuel Macron ku përveç temave të tjera, kanë biseduar edhe për rrugën eurointegruese të Maqedonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat